“Më lehtë e sundon një komb, se sa… të rrisësh 4 fëmijë”

540

“Nuk është gjithmonë e mjaftueshme ta bëjmë më të mirën.

Ndonjëherë ne duhet ta bëjmë atë që kërkohet.”

“Argumenti më i mirë kundër demokracisë është biseda pesë minutëshe me votuesin mesatar.”

“Mësimi më i madh në jetë ësht ta kuptosh se madje edhe budallenjtë ndonjëherë kanë të drejtë.”

“Çmimi i madhështisë është përgjegjësia.”

“Një fjalim i mirë duhet të jetë si fustani i një gruaje: mjaftueshëm i gjatë për ta mbuluar subjektin dhe mjaftueshëm i shkurtër për të zgjuar interes.”

“Të gjitha gjërat e mëdha janë të thjeshta dhe shumë prej tyre mund të shprehen në një fjalë: Liri, Drejtësi, Nder, Shpresë.”

“Është më e lehtë të sundosh një komb, sesa të rrisësh katër fëmijë”.

“Kam arritur shumë gjëra, sepse nuk e shpenzoj energjinë time kot.

Unë nuk rrij në këmbë kur mund të ulem, kurrë nuk ulem nëse mund të shtrihem.”

“Gjithçka që dua është pajtueshmëria me dëshirat e mia, pas një diskutimi të arsyeshëm”.

“Ruajtja e parave është një zakon i mirë, veçanërisht nëse është bërë nga prindërit tuaj”.

“Ka shumë gënjeshtra të tmerrshme për botën, dhe më e keqja është se gjysma e tyre janë të vërteta”.

“Njerëzit janë të mirë në mbajtjen e sekreteve që nuk i dinë”.

“Një pesimist e sheh vështirësinë në çdo rast; Një optimist e sheh shansin në çdo vështirësi.”

“Të përmirësohesh do të thotë të ndryshosh; Të përsosesh, do të thotë të ndryshosh shpesh”.

“Është gabim të shikosh shumë përpara.

Vetëm një hallkë në zinxhirin e fatit mund të mbahet sot.”

“Të gjithë njerëzit bëjnë gabime, por vetëm njerëzit e mençur mësojnë nga gabimet e tyre”.

“Suksesi është që të kalosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin”.

“Ju kurrë nuk do të arrini në destinacion, nëse ndaloni dhe godisni me gurë çdo qen që leh”.