Policia e Tivarit dhe e Ulqinit në bashkëpunim me policinë kufitare kanë kryer bastisje në lokalin “Milina” në breg të Bunës, me çrast kanë gjetur drogë të llojeve të ndryshëm, si marihuanë , amfetaminë dhe ekstazi.
Në proces janë arrestuar tre persona prej të cilëve dy janë shtetas të huaj dhe ndaj tyre është ngritur padi për kundravajtje ,njoftohet nga policia.