Gjendet e vrarë në banesë gruaja e policit në Durrës, ja për çfarë dyshohet

518

Gruaja e një efektivi policie në Durrës është gjetur e vrarë në banesën e saj. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 13:20 në lagjen nr. 7 të qytetit bregdetar.

Nga të dhënat paraprake të policisë, dyshohet se 47-vjeçarja Merita Hajdari, e cila u gjet e vdekur në banesë, është vetëvrarë me armë zjarri, por fqinjët thonë se është vrarë nga bashkëshorti. Po ashtu ka dyshime se nëna e dy djemve të rritur ka humbur jetën nga një plumb në kokë, ndërsa dyshohet se është përdorur arma e shërbimit të burrit.

NJOFTIMI I POLICISË

“Më datë 06.08.2018, rreth orës 13:20, në lagjen Nr.7, Durrës është gjetur e vrarë në banesë me armë zjarri shtetasja M.H. 47 vjeçe. Nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëvrarë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”