Shkon për të marrë Nuse, rrëzohet një helikopter në Korçë

670

Një helikopter është rrëzuar paraditen e sotme në lagjen numër 6 në Korçë. Raportohet se helikopteri do të përdorej në martesën e një çifti.

Gjatë uljes helikopteri është përplasur me disa pemë.

Raportohet se nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar ndërsa mësohet se helikopteri i përkiste një kompanie private.