“Mund të durohet kafshimi i ujkut, por jo i deles!”

553

Gjeniu kurrë nuk bën gabime. Veprimet e tij të gabuara janë të vullnetshme dhe paraqesin portat e zbulimit.

Citimi më lart është shkëputur nga James Joyce (1882 – 1941) – ishte poet dhe novelist irlandez.

Ai kontribuoi në avantgarden moderne dhe është i njohur si njëri ndër autorët më të rëndësishëm dhe më me ndikim, në shekullin e XX-të.

Joyce më së shumti është i njohur për “Ulysses”, një vepër në të cilën episodet e “Odisesë” së Homerit paralelizohen në një koleksion të stileve të kundërta letrare.

Në vijim, do t’ju njohim me 19 nga thëniet e tij që kanë mbetur në libra dhe në mendjet e njerëzve, pavarësisht viteve që kanë kaluar, si dhe historinë e tij të dashurisë, të lënë në dorëshkrim…

19 THENIET

Më mirë të shkojmë trimërisht në botën tjetër, në kulmin e lavdisë e të pasionit, se të tretemi dhe të venitemi trishtueshëm nga mosha…
Kristofer Kolombi, siç e dinë të gjithë, është nderuar pas vdekjes, sepse ai ishte i fundit që e zbuloi Amerikën.
Unë jam nesër apo në një ditë të së ardhmes, ai çfarë bëj sot. Unë jam sot, çfarë unë u bëra dje, ose… një ditë të së shkuarës.

Iu druaj atyre fjalëve të mëdha, që na bëjnë ne kaq të palumtur.
Mendoj se një fëmijë duhet lejuar të marrë emrin e babait të tij ose të nënës së tij, sipas dëshirës me kalimin e moshës. Atësia është një trillim ligjor.
Kam krijuar kaq shumë enigma dhe gjëegjëza sa profesorët do të jenë të zënë për shekuj të tërë, duke hamendësuar se çfarë doja të thoja. Dhe, kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar pavdekësinë e dikujt.

Nëse Irlanda ka për t’u bërë një Irlandë e re, ajo duhet të bëhet më parë evropiane…. Irlanda është dosa plakë që ha gicat e saj. Irlanda esëll është Irlandë e vdekur.

Papërgjegjshmëria është pjesë e kënaqësisë së të gjitha arteve; ajo është pjesa të cilën shkollat nuk mund ta dallojnë.

Burrat qeverisen nga vijat e drejta të intelektit. Gratë: nga vijat e lakuara të emocioneve.

Goja ime është plot me dhëmbë të prishur dhe shpirti im është plot me ambicje të prishura.

Fjalët e mia, në mendjen e saj: gurë të ftohtë e të shndritshëm, duke u fundosur në një moçal.

Kombet kanë egon e tyre, tamam si individët.
Poezia, madje edhe kur në dukje është tejet fantastike, gjithmonë është një revoltë kundër artificiales, një revoltë, në një mënyrë, kundër aktualitetit.
Veprimet e njerëzve janë përkthyesit më të mirë të mendimeve të tyre.

Burrat e tanishëm janë vetëm dokrra, e çka mund të kërkojnë ata nga ju…
Mendon se je duke i ikur vetes dhe në fakt je duke rendur drejt vetes. Rruga më e gjatë jashtë, është rruga më e shkurtër për në shtëpi.

Jeta është shumë e shkurtër për të shpenzuar kohën duke lexuar një libër të keq
Mund të durohet kafshimi i ujkut, por… jo i deles.

Gjeniu kurrë nuk bën gabime. Veprimet e tij të gabuara janë të vullnetshme dhe paraqesin portat e zbulimit.