Kapet 7 kg drogë në “Toyota Rav”, pranga 32-vjeçarit

432

Policia e Korçës ka sekuestruar rreth 7 kg drogë e llojit kanabis sativa, dhe ka arrestuar drejtuesin e mjetit.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Skerdi Hasani, 32 vjeç, banues ne Memaliaj, i cili udhëtonte për në Greqi me automjetin “Toyota Rav”.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezultoi se në brendësi të gomës rezervë kishte 14 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë rreth 7 kilogramë gjithsej, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.