Niset për pushime në Shqiperi por vdes në traget, familjaret hedhin akuza

597

Ishte nisur drejt Durrësit për të kaluar pushimet verore, por nuk ka mundur të mbërrijë i gjallë.

Një pasagjer i linjës Bari-Durrës ka ndërrruar jetë në traget.

Ngjarja ka ndodhur në udhëtim e sipër rreth orës tre të mëngjesit.

Isa Koni 58 vjec emigrant prej 20 vitësh në Itali , sipas famijarëve është ndjerë keq, duke shfaqur probleme shëndetësorë.

Familjarët thonë se të afërmit të tyre nuk i është dhënë ndihma e parë pasi mungonte stafi mjekesor në traget.

Ata akuzojnë kompaninë e lundrimit për mosdhënien e ndihmës së parë dhe për këtë pohojnë se do ti drejtohen organeve kompetente.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe ekspertët e fushës po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes ndersa dyshimet e para lidhen me atak kardiak.