Prej disa vitesh, jugu i vendit është destinacioni më i frekuentuar për shqiptarët për të pushuar në muajt e verës. Pavarësisht ankesave që ekzistojnë për çmimet e larta apo për problemet me shërbimit sërish aty ka shumë pushues.
Këtë vit, një tjetër destinacion po kthehet në trend dhe po vizitohet në masë nga shqiptarët, qofshin këta personazhe të njohur të ekranit apo persona me profil të ulët publik. Bëhet fjalë për lumin e Shalës, në Koman.
Të realizosh një guidë të tillë duhet vetëm një ditë dhe kryesisht fundjava. Ky udhëtim në të ashtuquajturën ’Tajlanda shqiptare’ zgjat 12- 14 orë përfshirë kohën që vizitorët qëndrojnë atje.
Gjatë gjithë intenerarit përfshihet udhëtimi, shijohet peisazhi fantastik që ai vend të ofron deri kur mbërrin në destinacionin final që është parku i Blinit.
Gjatë këtij itinerari ekzistojnë mundësitë për të notuar, apo shijuar ushqimin në restorantin që ndodhet atje.
Nga informacionet e marra në agjensitë që e organizojnë këtë guidë, kostoja për këtë udhëtim shkon diku tek 3000-3500 lekë të reja.