Endri Prifti lë muzikën dhe largohet nga Shqipëria?! Ja deklarata e këngëtarit…

800

Endri dhe Stefi Prifti janë dy nga këngëtarët më të preferuar të serenatave korçare. Përveç profesionit të tyre, dy vëllezërit shpesh janë vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave të forta dhe debateve të krijuara në media.

Pavarësisht se kanë një karrierë të suksesshme dhe fansa në të gjitha trojet shqiptare, duket se Endri është i lodhur nga çdo gjë që ndodh në vend.

Në një intervistë ai ka pranuar se këtë herë e mendon seriozisht që të largohet nga Shqipëria.

“Unë nuk gënjej asnjëherë. Por, vitet e fundit e kam menduar dhe mbase shumë seriozisht. Pse? Luftova dhe punova shumë në këtë vend, u vlerësova dhe u pagova shumë te ky vend, u bëra protagonist shumë herë i shumë debateve, që vetëm ne i kemi kundërshtuar fort kundër shumë klaneve të fuqishme, apo vetë shtetit. Për mua ,është vetëm e mira e këtij populli, që nuk di se kush ta gënjejë më parë, se kush ta vjedhë më parë, se kush ta shtypë me parë e vetë eksperimenti nuk di se ku do dalë në këtë vend”, – ka thënë këngëtari.

Megjithatë ai ka shtuar se nga muzika nuk do të heqë dorë, sepse gjithmonë do të shkruajë dhe këndojë për vendin e tij.

“Prandaj dhe unë kam menduar për t’u larguar në një vend me të vërtetë e të sinqertë, por duke mos harruar, shkruar dhe kënduar për vendin tim. Dhe nëse largohem në një të ardhme jo shumë të largët, mos të trembet asnjë nga fansat tanë, sepse ju premtoj që do të vijmë dy herë në vit, do t’i biem rreth e përqark gjithë vendit tonë, duke qenë pranë gjithë jetën me ju”, – ka përfunduar ai.