O “milet”, ju flet pasuria e Tritan Shehut, që “vë kujen” për varfërinë e popullit, gruaja në bashki, djali në Rinas

738

“Qehallarët” bark-bosh përleshen nëpër mitingje, “agallarët” stivosin pasuritë për 7 breza

Pronar me 100% i një ap. banimi me sip. 195 m2 blerë me të ardhurat e kredisë si deputet 1997-2001 e cila është shlyer totalisht; 2 500 000 lekë nga shitja e pronave të familjes të deklaruara në vitin 2001, vlera 25 000 dollarë plus 2 500 000 lekë.

Pronar me 100% i një ap. banimi me sip. 135 m2 blerë me të ardhurat familjare, deklaruar në vitin 2008, vlera 63 000 euro.

Pronar me 100 % i një shtëpie banimi me sip. 138 m2 përfituar si pjesë takuese nga ndërtimi mbi tokën e familjes së nënës (familjes Bogdo), deklaruar në vitin 2003.

Pronar me 100% i ambienteve të banimit me sip. 260 m2 plus 30 m2 dyqan, përfituar si pjesë takuese nga ndërtimi mbi tokën e familjes së nënës (familjes Bogdo), deklaruar në vitin 2008 dhe vitin 2013. Objekti është në ndërtim e sipër, i papërfunduar.

Pronar me 100% i një ambienti banimi me sip. 440 m2 e transformuar në Gust House në Tiranë, e blerë me kredi, me të ardhura nga shitja e pronës së familjes, me të ardhura vjetore të përfituara nga pjesëtarët e familjes, deklaruar në vitin 2011 dhe 2012, vlera 220 000 euro.
Pronar me 33.33% i një shtëpie dykatëshe të pabanueshme në Gjirokastër, përfituar nga kthimi i pronave të familjes së babait, deklaruar në vitin 2013.

Pronar me 33.33 % i një shtëpie të pabanueshme në Himarë, përfituar nga kthimi i pronave të familjes së bashkëshortes (familjes Çaçi), deklaruar në vitin 2013.

Zotëron 33.33% të një toke me sip. afërsisht 3000 m2 në Himarë, e pahipotekuar, përfituar nga kthimi i pronave të familjes së bashkëshortes (familjes Çaçi), deklaruar në vitin 2013.
Pronar me 25% i një toke me sip. 2260m2 në Durrës, përfituar nga kthimi i pronave të familjes së nënës (familjes Bogdo).

Pronar me 25% i një toke me sip. 1800 m2 në Durrës, përfituar nga kthimi i pronave të familjes së nënës në vitin 1994 (familjes Bogdo). Kjo pronë është zënë dhe është për t’u kompensuar nga kthimi i pronave.

Pronar me 33.33% i pyjeve, kullotave dhe një toke me sip. afërsisht 10 hektarë, në Gjirokastër. Kjo pronë është në përpunim për t’u përfituar nga kthimi i pronave të familjes së babait.
Gjendja cash, 1 400 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e sipërfaqes së banimit të pallatit në ndërtim mbi pronën e familjes së nënës (familjes Bogdo) në Durrës, 70 000 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 14 777 euro.
Vjehrra, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 623 919 lekë.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në vlerën 40 000 euro. Shuma e shlyer, 13 144 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 26 856 euro.

Pronar me 100% i një makine tip ‘BMV X5’ prodhim i vitit 2007, blerë në vitin 2015 nga siguracioni i kompanisë Sigal dhe nga shitja e makinës së vjetër, vlera 17 000 euro.

Djali, Loran Shehu, pronar i një makine tip ‘BMV X5’, prodhim i vitit 2007, blerë nga shitja e makinës së vjetër dhe nga të ardhurat e familjes, 10 000 euro.
Djali, Alk Shehu, pronar i një makine tip ‘BMW X3’ blerë me të ardhurat nga puna si mjek në Gjermani, vlera 7 000 euro.

Të ardhura nga pagesat e Fondacionit ‘Zoja e Këshillit të Mirë’ për aktivitetin universitar, spitalor dhe universitetet italiane, 26 517 euro.
Të ardhura nga Sigurimet Shoqërore, 1 106 158 lekë.

Djali, Alk Shehu, të ardhura nga paga si kardiolog në klinikën Sefeberg, Gjermani, 22 500 euro.
Vjehrra, të ardhura nga pensioni, 126 000 lekë.

Shpenzime për blerjen e një ap. me sip 105m2. Vlera e ap. ku është pronar me 100 %, 135 000 euro. Apartamenti është blerë me të ardhurat nga shitja e ap. që ishte blerë në vitin 2008 dhe u shit në vitin 2016, 65 000 euro si edhe nga shitja e një banese në Durrës, përfituar nga pronat familjare të nënës (familja Bogdo), 70 000 euro.

Djali, Lorin Shehu, të ardhura nga aktiviteti privat si biznes i vogël (qershor-gusht 2017), 433 635 lekë.
Bashkëshortja, Aida Shehu, të ardhura nga paga në Bashkinë e Tiranës, 602 173 lekë.

Bashkëshortja, Aida Shehu, të ardhura nga aktiviteti privat si biznes i vogël Hostel-489 495 lekë.

Të ardhura nga rroga si deputet, 2 702 924 lekë.

Të ardhura nga veprimtaria part-time pranë fondacionit ‘Zoja e Këshillit të Mirë’, pranë Kongregacionit ‘Të bijtë e Zonjës së Papërlyer’ në Romë, 33 000 euro.

Të ardhura aktiviteti part-time në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, 80 000 lekë.
Vjehrra, të ardhura nga qiraja e ap. 360 euro/muaj.

Të ardhura nga qiraja e ap. 500 dollarë/muaj.
Të ardhura nga qiraja e ap., 400 euro/muaj.

Bashkëshortja. Aida Shehu, të ardhura rroga nga Bashkia Tiranë, 660 000 lekë.
Vjehrra, të ardhura vjetore nga pensioni, 168 000 lekë.

Djali, Loran Shehu, të ardhura në vit nga puna në Aviacioni Civil, 1 246 800 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në 31.12.2012, në një bankë të nivelit të dytë, 1 966.66 euro.

Gjendja e depozitës bankare në 31.12.2012, në një bankë të nivelit të dytë, 5 000 euro.

Gjendja e depozitës bankare në 31.12.2012, në Banca di Roma, në Romë, rreth 22 000 euro.

Vjehrra, gjendja e depozitës bankare në fund të vitit në një bankë të nivelit të dytë, 3 197 euro.

Vjehrra, gjendja e llogarisë bankare në fund të vitit në një bankë të nivelit të dytë, 1 677 euro.

Vjehrra, gjendja e depozitës bankare në fund të vitit në një bankë të nivelit të dytë, 501 lekë.

Vjehrra, gjendja e llogarisë bankare në fund të vitit në një bankë të nivelit të dytë, 105.6 lekë.

Vjehrra, gjendja e depozitës bankare në fund të vitit në një bankë të nivelit të dytë, 3 036 dollarë.

Vjehrra, gjendja e llogarisë bankare në fund të vitit në një bankë të nivelit

të dytë, 34.5 dollarë.
Vjehrra, gjendja e depozitës bankare në 31 dhjetor, në një bankë të nivelit të dytë, 300 000 lekë.

Kredi bankare marrë në një bankë të nivelit të dytë për një blerje që ende nuk është realizuar, në emër të deklarueses, bashkëshortit dhe djalit, 40 000 euro, me afat 20 vjet.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë: Kredia e parë, detyrimi i mbetur pashlyer, 10 992.41 euro/vit. Kredia e dytë, detyrimi i mbetur pashlyer, 2638 euro/vit. Kredia e tretë, 5 815 euro/vit.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë marrë në vitin 2011, kredi që nisi për t’u paguar në vitin 2012. Detyrimi i shlyer gjatë këtij viti, 3 126 euro.

Shpenzime për blerjen e një autoveture tip ‘Land Rover’ në emër të djalit, 9 600 euro+470 000 lekë dogana.

Shpenzime për ndërhyrje kirurgjikale të vjehrrës, vlera 2 000 euro.
Shpenzime për vitin shkollor të djalit, vlera 4500 euro.