“Smile Albania” tradita e mikpritjes së turistëve

573

Smile Albania është një projekt që do të shoqërojë të gjithë sezonin turistik, të cilin Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit e fokuson në paraqitjet e bukurisë së natyrës shqiptare por edhe në mikpritjen e turistëve që vijnë në vendin tone.

Ky projekt ka angazhuar 1 mijë të rinj për të promovuar turizmin shqiptar nëpërmjet buzëqeshjes së mikpritjes shqiptare dhe edukimit mjedisor.

Me iniciativë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Të rinjtë përfshirë në promovimin e turizmit duke ndihmuar në organizmin e mikpritjes, dhënë informacionet e nevojshme tek turistët, zbuluar trashëgiminë kulturore, reklamimin e bukurive të natyrës por edhe për të promovuar ndjeshmërinë në mbrojtjen e plazheve tona nga papastërtia.

Njëri nga këto është edhe grupi i ADZM Korçë i cili shërben në pikën doganore Kapshticë. Shumë turistë që kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet kësaj pike doganore janë shprehur shumë të kënaqur dhe të surprizuar që janë ballafaquar me një mikëpritje të tillë, ata shprehen se është gjëja më mbreslënse nga udhëtimi i tyre në disa vende të Europës.