Si të shpëtoni nga rrathët e zinj dhe enjtjet e syve?

858

Të gjithëve na ënjten sytë, krijohen qeska dhe rrathë të zinj poshtë syve, por çfarë të bëni kur dukeni shumë të lodhur.Merrni këto masa nëse rrathët e zinj poshtë syve po shkaktohen për fajin tuaj:

Flini me shpinë
Më e rëndësishmja: sigurohuni që të flini mjaftueshëm çdo natë. Flini të paktën 7-9 orë në natë. Pozicioni që flini bën një diferencë shumë të madhe. Është mirë që të flini me shpinë për të parandaluar grumbullimin lëngjeve në fytyrë dhe mos penguar qarkullimin gjakut.

Pini mjaftueshëm lëngje
Sigurohuni që të pini sa më shumë ujë gjatë ditë. Kur jeni të dehidratuar, trupi grumbullon lëngjet, duke shkaktuar kështu ënjtje. Uji ndihmon gjithashtu në nxjerrjen jashtë nga sistemi të kripës së tepërt. Përveç ujit, duhet të konsumoni edhe ushqime të pasura në ujë, si shalqiri, kastraveci, domatet etj.

Kura natyrale
Kurat tradicionale si kompresat e ftohta, fetat e kastravecit dhe çaji i kamomilit ndihmojnë në lehtësimin e ënjtjes poshtë syve.

Mbroni lëkurën
Dielli nuk i bën asnjë favor lëkurës. Rrezet e diellit dëmtojnë dhe pakësojnë nivelet e kolagjenit në lëkurë, duke shkaktuar humbje të elasticitetit dhe shfaqje të rrathëve të zinj poshtë syve dhe rrudhave. I parandaloni këto dëme që i shkaktohen lëkurës duke përdorur një krem të mirë kundra diellit.