Ndërron jetë gjigandi i humorit shqiptar

492

Ka ndërruar jetë aktori i njohur i humorit Fadil Hasa. Hasa mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Fadil Hasa është larguar nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në mushkëri. Homazhet pritet të zhvillohen nesër në qytetin e Durrësit në orën 10 deri në 11 në Teatrin e Durrësit “Aleksandër Moisiu.

Hasa mbante titullin “Artist i Merituar”, ndërsa kishte marrë 4 herë titullin “Artisti më i mirë”. Lindur më 1940, Hasa ka luajtur shumë role në filmat shqiptarë dhe teatro.

Hasa ka luajtur një numër të madh rolesh, duke shenjuar kështu në historinë e humorit dhe komedisë shqiptare. Hasa ka luajtur rolin emblemë të “Mao ce Dun”, në vitin 2007, rol ku ka marrë edhe titullin “Aktori më i mirë”.

Rolet e tij i kanë dhënë një vlerësim nga publiku, nga mënyra sesi aktori Hasa trajtonte problemet e shoqërisë shqiptare me nota humori.

Ka luajtur role te ndryshme ne komedi, skece, parodi e pantonima, dialoge e forma te tjera te humorit. Per publikun shqiptar te njohura jane disa role si Lushi ne “Sheqer, sheqer” ; Rrema tek “Or ti i kshillit”; Hamdia ne “Mysafiri i paftuar”; tek monologu “Qyli” e plot te tjera.

Pjesa “Dajrja”, krah kolegut Muharrem Hoxha, mbetet e paharruar, e po kështu edhe të tjera pjesë, si “Tekniku i lavatriçes”, “Tungjatjeta pelivan”; apo copëza humori, të cilat shfaqeshin për natën e fundvitit në ekranin e televizionit publik shqiptar, mbeten edhe sot, si perla të humorit.

Ka marre pjese ne disa telenovela te realizuara mbas viteve 2000 ndonese pa patur suksesin e dikurshem si “Opingat e Sheros”; “Trapi i vjeter” (2005); “Lutja e dashurise” (2005). Ka luajtur edhe në filma artistike si :

Zëvendësi i grave (1987) roli i Shabanit; Mao Ce Dun (2007) roli i Hekuran Romalinit; Kronikë provinciale (2009). Vendlindja e tij është Kruja, por ai njihet nga të gjithë si Fadili i estradës së Durrësit.

SHARE
Previous articleC U B A T
Next articleKur braktis atë që do…